15 dhjetor 2009

Lehman kërkon falje për kartonin e kuq

Klubi i Shtutgartit ka thënë se portieri Lehman u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës, drejtuesve dhe tifozëve për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e fundit, gabim që i kushtoi Shtutgartit fitoren. Ish-portieri i Gjermanisë mori karton të kuq pranë fundit të ndeshjes së të dielës kundër Mainzit, duke bërë faull ndaj sulmuesit Bance. Goli i shënuar në minutën e 90-të e barazoi rezultatin dhe e zbehu debutimin në Bundesligë të trajnerit të ri, Kristian Gros. Shtutgarti ka thënë se portieri 40-vjeçar Lehman, që dëmtoi një ligament të gjurit në incidentin e faullit, u ka kërkur falje të gjithëve, Skuadra e Shtutgartit tani është në vend të 15-të nga 18 skuadra e Bundesligës dhe në ndeshjen e radhës kundër Hofenheimit nuk do të luajë.