23 dhjetor 2009

Reali nuk më deshi

Edhe pse Real Madrid po e shqyrton mundësinë e shfrytëzimit të opsionit për rikthimin e tij nga huazimi, Alvaro Negredo ka përfituar nga mediet spanjolle për ta përsëritur interesimin e tij që të mbetet te Sevilla.
“Rikthimi im në Madrid? Janë vetëm zëra. Reali ma ka mbyllur derën me arritjen e Benzemas. Që nga momenti i parë më kanë thënë se nuk llogarisin më në mua”, ka thënë sulmuesi spanjoll për të përditshmen Estadio Deportivo.