23 dhjetor 2009

Pandev ndahet me Lazion

Komiteti i arbitrazhit të Lega Calcio (liga italiane e futbollit), e ka miratuar ankesën e Goran Pandev, i cili tash e tutje nuk do të jetë më nën kontratë me Lazion. Shkëputjen e kontratës në mes të futbollistit maqedonas dhe klubit italian, e ka bërë të ditur avokati i tij, Mattia Grassani.
“Ata patën të drejtë. Unë e mora një kopje të vendimit, janë 8 faqe të motivit që tash do t’i lexoj me kujdes. Kontrata e Goranit është shkëputur menjëherë dhe Lazio është urdhëruar të paguajë 160 mijë euro plus taksat e avokatëve si dëmshpërblim”, tha ai.
Pandev ka shkuar në Maqedoni për Krishtlindje, kurse më pas do të vendosë për ekipin e tij të ri.