07 dhjetor 2009

Quagliarella i kënaqur me dygolëshin

Sulmuesi i Napolit, Fabio Quagliarella, duket më se i kënaqur pas dy golave të shënuar në fitoren 3-2 ndaj Barit.
Quagliarella falënderoi fansat e Napolit që e kanë mbështetur atë edhe gjatë periudhës kur i kanë munguar golat.
“Vërtet doja t’ia dal mirë. Para së gjithash dua të falënderoj bashkëlojtarët dhe klubin, të cilët qëndruan krahas meje në kohën e vështira”.
“Por mbi të gjithë duhet të falënderoj fansat të cilët kurrë nuk kanë ndaluar të më përshëndesin, edhe kur i takoja në rrugë”, ka thënë sulmuesi.