07 dhjetor 2009

Ranieri i ngazëllyer me fitoren ndaj Lazios

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka qenë plotë krenari pas fitores ndaj rivalit të kryeqytetit, Lazio.
Giallorossët shënuan një gol të vonshëm të fitores me anë të Marco Cassetti, për të mposhtur Lazion dhe për të marrë pozitën e gjashtë të tabelës.
“Është mrekulli dhe kam filluar ta bëj këtë detyrë për emocionet që ajo mund të japë, andaj sonte ishte një prej kënaqësive më të mëdha që ndonjëherë i kam pasur në jetë”, ka thënë Ranieri.
Tre pikët e mbrëmshme e ngrejë Romën në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Fiorentinën (në vend të pestë), Genoan (në vend të shtatë) dhe Sampdorian (në vend të tetë) dhe vetëm një pikë prapa Parmës për një vend në Ligën e Kampionëve. /