05 dhjetor 2009

Prezantohet topi zyrtar i KB 2010

Ashtu si çdo katër vjet vjen një botëror i ri, ashtu dhe vjen një top i ri zyrtar nga Adidas.
I quajtur, “ JABULANI “ që do të thotë ‘’ të festosh ‘’ në gjuhën isiZulu, topi i ri i Adidas do të jetë i vetmi që do të përdoret gjatë kampionatit botëror.
11 është një numër që lidhet ngushtë me “ JABULANI ” pasi që përmban 11 ngjyra të ndryshme. Ky numër ngjyrash është zgjedhur për numrin e lojtarëve në fushë, 11 gjuhët zyrtare të Afrikës Jugore ( isiZulu flitet në 25% të popullatës, dhe 11 vija që e bëjnë diverzitetin e Afrikës Jugore.
Për këtë top është përdorur teknologji e veçantë që quhet Grip’n’Groove’, topi është i mbështjellur me aero shtresa të vogla, që e mbështesin një fluturim karakteristik të paparë, që e bën këtë top më stabil që Adidas e ka prodhuar ndonjëherë.
Topi është testuar në universitetin Loughborough në Angli dhe në laboratorin e futbollit të Adidasit në Gjermani. Topi “ JABULANI “ është vënë në aksion në bashkëpunim me lojtarët e Milanit, Bayernit, Orlando Pirates dhe Ajax Cape Town.
Mesfushori gjerman Michael Ballack për topin shprehet :
“ Është fantastik, topi bën saktësisht atë çfarë dua unë.”