05 dhjetor 2009

Parashikim: Manchester City – Chelsea

Koha: E shtunë, 5 Dhjetor, ora 18:30
Vendi: Stadiumi i qytetit të Manchesterit, Manchester
Të shtunën me fillim nga ora 18:30 në stadiumin e qytetit të Manchesterit do të zhvillohet deri i kësaj jave në Premier Ligë ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat.
Manchester City hyn në këtë takim me një seri prej 11 takimesh pa humbje që nga humbja në Old Trafford nga rivali i qytetit United. Por, aq sa është impresionuese kjo seri, aq më shumë realiteti është ndryshe.
City është në pozitën e shtatë me 22 pikë, dhe nuk është aspak larg vendit të katërt, por është shumë e mundshme që qytetarët të pësojnë humbje nga londinezët.
Martin Petrov do të rikthehet nga lëndimi, kurse duket se do të mungoj Shaun Wright Philips ndaj ish klubit të tij, pas lëndimit marrë me Arsenalin në mesjavë. Robinho do të luaj që nga fillimi, edhe pse duhet ta lë jashtë Craig Bellamyn që është golashënuesi më i mirë i Cityt.
Përkundër milionave të shpenzuara të Cityt, njeriu më konstant në formë tek City padyshim se është irlandezi Stephen Ireland, që pritet tu shkaktoj mjaft probleme super mesfushorëve londinez.
Formacioni i mundshëm i Cityt:(4-3-3) Given; Richards, Toure, Lescott, Bridge; De Jong, Barry, Ireland; Tevez, Adebayor, Robinho.
Manchester City
Man City 3-0 Arsenal (League Cup)Man City 1-1 Hull City (Premier League)Liverpool 2-2 Man City (Premier League)Man City 3-3 Burnley (Premier League)Birmingham 0-0 Man City (Premier League)
Chelsea nga ana tjetër është skuadra më në formë sot në Angli. Chelsea nuk di për humbje që disa javë, por një hije të keqe la eliminimi i bluve të Londrës në mesjavë nga Blackburni në Carling Cup.
Chelsea i Ancelottit javën e kaluar i dha mësim italian Arsenalit, duke kompletuar koleksionin e fitoreve ndaj katërshes së madhe.
Ivanovic do të luaj në vend të Bosingëas që është i paaftë për lojë. Alex do të mungoj poashtu, dhe këtij i bashkohet dhe Salomon Kalou që nuk do të luaj për shkak të një zgjatimi muskulor marrë ndaj Blackburnit.
Njeriu i cili do të jetë nën vështrimin e Joleon Lescot padyshim se është sulmuesi më në formë sot në Europë, Didier Drogba që po han çdo portier para vetes. Drogba shënoi dy gola ndaj Arsenalit, njëri prej të cilëve padyshim se është për muzeun e Luvrit.
Formacioni i mundshëm i Chelseat:(4-3-1-2) Cech; Ivanovic, Terry, Carvalho, Ashley Cole; Essien, Lampard, Ballack, Joe Cole; Anelka, Drogba.
Chelsea
Blackburn 3– 3 Chelsea – Blackburn fitoi 4-3 në penalti (League Cup)Arsenal 0-3 Chelsea (Premier League)FC Porto 0-1 Chelsea (Champions League)Chelsea 4-0 Wolves (Premier League)Chelsea 1-0 Manchester United (Premier League)