05 dhjetor 2009

Diego: Sneijderi luan si brazilian

Mesfushori ofanziv i Juventusit, Diego, e ka lëvduar mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder, para derbit të Italisë që zhvillohet të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos.

“Çfarë mendoj për Sneijderin? Ai ka një teknikë të shkëlqyer. E kam përcjellë atë kur luante tek Ajaxi”.

“Ai ka klasin dhe lojën e një braziliani. Do të ishte përparësi për ne nëse ai nuk luan”, është cituar braziliani nga Tuttomercatoweb.com.