03 dhjetor 2009

Presidenti i Juventusit i shkruan letër tifozëve

Presidenti i Juventusit Jean Claude Blanc ka shkruajtur një letër të hapur tifozëve, duke u thënë të tregojnë klasin dhe stilin që janë tifozët më të mirë, para ndeshjeve kruciale me Interin dhe Bayernin.

Kishte mjaft zëra nëpër media për trajtimin e Balotellit sezonin e kaluar nëpër media, kur tifozët Bianconer e ofenduan rëndë në mënyrë raciste Balotellin. Sidoqoftë, Blanc dëshiron ti mënjanojë këto incidente.

“ Këto janë tetë ditë që do të vendosin për të ardhmen e klubit.”

“ Ndeshjet ndaj Interit dhe Bayernit janë teste të rëndësisë së veçantë, që ti tregojmë të gjithëve dhe vetes, se tifozët janë forca jonë kryesore.”

“ Ne dëshirojmë që dy takimet me Interin dhe Bayernin të jenë beteja në fushë të lojës dhe një festë, me mbështetje të nxehtë dhe pasionante. Por, pa eskaluar në situata ekscesive, ose më keq, atakuese.”

“ Ne do të kemi përkushtim dhe krenari të veçantë për tu përgatitur për këto dy sfida, pasi që Juventusi hyn gjithnjë me një qëllim në fushë, fitore.”

“ Jam i sigurtë se të gjithë lojtarët, klubi, tifozët, do të tregojnë se cili është stili ynë i vërtetë.” Raporton La Gazzeta dello Sport.