03 dhjetor 2009

Milan, Leonardo më mirë se Ançeloti

Pas një fillimi të dobët, tashmë trajneri brazilian i Milanit po shijon frutet e punës së tij me ekipin kuqezi.Milani ka grumbulluar 28 pikë në 14 ndeshje. Ky është rendimenti më i mirë në katër sezonet e fundit. Në fakt, është më mirë edhe se në periudhën kur skuadrën e drejtonte Karlo Ançeloti, i cili, në të njëjtën ditë të sezonit të kaluar, kishte një pikë më pak.
Në fakt, fillimi i sezonit nën drejtimin e Leos nuk ishte aspak pozitiv: 9 pikë në shtatë ndeshjet e para, nisja më e keqe që prej sezonit 1981-1982, që ishte sezoni kur Milani zbriti një kategori më poshtë.
Rezultatet e para filluan kur braziliani ndryshoi skemën, hoqi nga përdorimi mesfushën në formë rombi që përdorej nga Ançeloti dhe filloi të aplikojë skemën 4-2-1-3, një modul loje tipik sulmues. Tashmë skuadra po luan mirë, po shënon dhe ajo që është më e rëndësishme, po fiton.