03 dhjetor 2009

Holanda duhet ti mposht të gjithë

Holanda është duke u konsideruar si ‘dele e zezë’ për kampionatin botëror nga shumë ekspertë dhe tifozë por FIFA ka mirënjohur potencialine e holandezëve duke i vendosur në vazon e parë të tetë favoritëve.
Selektori holandez Bert van Marëijk është shumë i relaksuar para shortit ( nesër LIVE, ora 17:00 në LajmeSport.com ), duke menduar se nuk do të ketë kundërshtar në fazën grupore.
“ Unë jam duke u paraqitur në short personalisht, dhe jam vërtet kurioz. Unë ndoshta do kem për të thënë diçka pas shortit, por jo për momentin.,”
“ Nuk kam ndonjë kundërshtar të preferuar, sinqerisht. Gjërat mund të mos shkojnë si i keni menduar. Ne duhet ti mposhtim të gjithë nëse e dëshirojmë këtë trofe.”
Edhe pse holandezi refuzoi të jep emra, ai do të kishte shumë dëshirë që kundërshtar ta ketë Portugalinë, në mënyrë që ti hakmerret për disfatën në botërorin e kaluar.