22 dhjetor 2009

Pirlo: David, mes 5 më të mirëve në botë

Eshtë i kënaqur Andrea Pirlo për rikthimin në Milano, tek Milani, të anglezit Devid Bekham. Mesfushori breshian e ka thënë qartë këtë, duke folur për sfidën e Championsit kundër Junajtid, ish-klubi i Bekhamit: “Mund të shikohet Devid që futet në lojë nga stoli, dhe që shënon një gol nga një goditje dënimi në “Old Traford” në minutat e fundit. Ky është mentaliteti i tij”, ka thënë Pirlo duke theksuar aftësinë e lojtarit për t’u përshtatur. Më pas ka shtuar: “Nuk do të festojë nëse do të shënonte, ka shumë klas për ta bërë këtë. Duke e njohur Devidin mund t’ju garantoj se nuk do të festojë. Bekham është midis 5 lojtarëve më të mirë në botë dhe e ka treguar këtë si tek skuadrat e klubeve ashtu edhe tek kombëtarja e Anglisë”, ka përfunduar Pirlo.