11 dhjetor 2009

Pellegrini : Futbolli humb kur nuk luan Ronaldo

Një në konferencë për shtyp para takimit me derbi me Valencian nesër, strategu i Real Madridit Manuel Pellegrini bëri disa sqarime për komentet e tij të shtrembëruara nga shtypi dje.
Në një raport të publikuar nga AS, Pellegrini ishte diplomatik kur është pyetur se a i mungon më shumë Messi Barcelonës se sa do ti mungonte Ronaldo Real Madridit.
“ Unë mendoj se të dyja ekipet humbin bashkë me njerëzit në stadium. Ata janë dy lojtarë të mëdhenjë të cilat janë fundamental për klubet e tyre dhe është vështirë të thuash se kush humb më shumë. Futbolli humb.”
“ Më pëlqen se si luan Barcelona, por mendoj se Bernabeu dëshiron një stil të lojës të atillë që futesh shpejtë në zonë me anë të lëvizjeve dhe jo duke u future dalëngadalë nga prapa, tifozët do të ishin të padurueshëm.”
“ Nuk them që Barcelona luan keq, pasi që ata po fitojnë, por është një stil krejt tjetër se që mendonë tifozët e tyre.” Theksoi Pellegrini.
Ronaldo do të mungoj ndaj Valencias për shkak të kartonit të kuq ashtu si Messi që do të mungoj në derbin e Barcelonës ndaj Espanyol.