11 dhjetor 2009

Ancelotti dëshiron të shmangë ekipet nga Serie A

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai dëshiron të shmangë ekipet nga Serie A në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti do të preferonte të shmangë vëmendjen të cilën do të mund të shkaktonte ndonjë përballje kundër njërit prej ekipeve të vendit të tij që garojnë në garën evropiane.
“Pranoj se do të preferoja të shmang një përballje me trajnerin e Milanit, Leonardo, në shkurt në Stamford Bridge. Por nëse ndodh, nuk do të ketë problem. Futbolli të nxjerr para situatave të tilla”, ka thënë Ancelotti.
“Kjo tashmë ndodhi me Kaka, i cili në fanellën e Real Madridit u përball me Milanin në fazën e grupeve. Sigurisht se nëse përballemi me Milanin, aspekti emocional do të isthe diçka më i veçantë“.
“Problemi tjetër është se nëse përballemi me Interin, ata janë një ekip i shkëlqyeshëm teknikisht. Të eliminojmë ekipet italine do të jetë vështirë“, ka shtuar italiani.