14 dhjetor 2009

Pato: Ëndërroj të jem si Messi dhe të fitoj Topin e Artë

Asi i Milanit,Alexandre Pato ka shfaqur ëndrrën e tij duke thënë se ai dëshiron ti përcjell hapat e Lionel Messi dhe të fitoj Topin e Artë.
Braziliani ishte shpërblyer me çmimin “ Djali i Artë” këtë javë . Ky çmim dhurohet nga gazeta italiane Tuttosport për lojtarin nën-21 vjeç më të mirë.Pato përfundoi garën para sulmuesit të Fiorentinës,Stevan Jovetic.
Pato shpreson të arrijë të fitoj çmimin ‘Topi i Artë’ i cili dhurohet nga magazina France Football.
“Jam i lumtur dhe krenar që kam fituar çmimin ‘Djali i Artë’,deklaroi Pato për Tuttosport.
“I kam pare fituesit të kaluar të Topit të Artë dhe këtë vit Messi iu bashkangjit listës së tyre.
“Shpresoj se pasi morra këtë çmim do të më shtyj ta realizoj ëndrrën time e cila është ta fitoj Topin e Artë”.
Ashtu si Pato,fituesit e çmimit ‘Djali i Artë’ përfshijnë Sergio Aguero nga Atletico Madrid, Cesc Fabregas nga Arsenal dhe Anderson – Manchester United.