14 dhjetor 2009

Giancarlo Abete: Nuk ka Calciopoli tjetër

Presidenti i FA italiane,Giancarlo Abete ka mohuar sugjerimet se një valë tjetër e Calciopolit mund ta kaplojë Serie A.
Presidenti i Napolit,Aurelio de Laurentiis ka njoftuar se në horizont shihet një ‘Calciopoli i ri’ pas shumë të vendimeve të padrejta të cilat u morrën kundër klubit të tij.
Sidoqoftë,Abete preu deklaratën e Laurentiis duke thënë:“Kam dëgjuar se çfarë tha Laurentiis.Ai ishte i nxehur,kjo është e tëra”,deklaroi Abete për Il Corriere dello Sport.
“Presidenti i Napolit vetëm e kishte shprehur mendimin e tij në lidhje me gjyqtarët dhe ekipin e tij por asgjë më tepër kaq”.
“Çdo kush parashtron kritika por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos e ekzagjerojmë një gjë, e cila nuk ekziston”.