12 dhjetor 2009

Parashikim : Barcelona – Espanyol

Koha : E shtunë, 12 Dhjetor, ora 20:00
Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Të shtunën me fillim nga ora 20:00 në Camp Nou zhvillohet derbi i Barcelonës ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit.
Barcelona është favorite absolute për këtë sfidë. Blaugranët përfunduan në mesjavë si lider i grupit F në Ligën e Kampionëve pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Dynamo Kievit me golin e Messit nga gjujtja e lirë në minutat e fundit.
Duhet të përmendet se kundërshtarët e Barcelonës kanë filluar ta kuptojnë ideologjinë e Barcelonës, dhe për bartësit e parë në botë do të jetë mjaft vështirë ndaj një klubi i cili i mundi midis Camp Nou sezonin e kaluar.
Lionel Messi morri një lëndim në minutat e fundit në ndeshjen me Dynamo Kievin dhe është jashtë aksionit ndaj Espanyolit. Ai pësi një ndrydhje në nyjen e tij pas festës për golin.
Guardiola mendohet se do të bëj rotacion në skuadrën e tij në këtë sfidë.
Njeriu i cili do jetë nën radarin e mbrojtësve të Espanyolit padyshim se do të jetë Ibrahimovic. Ibra gjendet në një formë të shkëlqyer, pasi që shënoi në El Classico dhe në ndeshjet tjera pas derbit.
Formacioni i mundshëm: Valdes; Alves, Pique, Puyol, Maxwell; Xavi, Toure Yaya, Busquets; Henry, Ibrahimovic, Iniesta
Forma e Barclonës
Dynamo Kiev 1-2 Barcelona (Champions League,9 Dhjetor)
Deportivo La Coruna 1-3 Barcelona (La Liga, 5 Dhjetor)
Xerez 0-1 Barcelona (La Liga, 2 Dhjetor)
Barcelona 1-0 Real Madrid (La Liga, 29 Nentor)
Barcelona 2-0 Inter (Champions League, 24 Nentor)
Espanyol qëllim do të ketë së paku të mos dal i turpëruar nga Camp Nou. Për këtë i ka të gjitha predispozitat. Më mirë se Espanyol askush nuk e njeh Barcelonën. Ishte pikërisht ndeshja e parë pas emërimit të trajnerit aktual Pochettino, i cili doli dhe me skuadrën e tij në mënyrë titanike mposhti Barcelonën në top formë në Camp Nou.
Situata tani është 360 shkallë më ndryshe. Espanyol gjendet në vendin e 14 – të, dhe lufton që të mbetet së paku në mesin e tabelës. Espanyol do të kërkoj tri pikë nga Camp Nou për ngritjen e Moralit.
Pochettino ka probleme të mëdha. Raul Tamudo nuk është fizikisht i përgatitur dhe nuk pritët që ai të paraqitet.
Santa Colma dhe David Garcia, të cilët nuk trajnuan për shkak të problemeve në qafë, janë gjithashtu të dyshimtë. Ivan de la Pena ka marrë trajtim të posaçëm në Madrid dhe do të jetë i gatshëm.
Moises Hurtado që kishte probleme në komblik do të jetë i gatshëm për këtë takim.
Espanyoli nuk pritet të bazohet në lojë individuale, por do të luaj një lojë kolektive. Bartësi kryesor do të jetë padyshim portieri në top formë Carlos Kameni.
Formacioni i mundshëm: Kameni; Pillud, Pareja, Forlin, Chica; Moises, Javi Marquez, Luis Garcia, Jose Callejon, Verdu; Coro
Forma e Espanyol
Racing Santander 4-0 Espanyol (La Liga, 6 Dhjetor)
Espanyol 0-4 Atletico Madrid (La Liga, 29 Nentor)
Espanyol 0-2 Getafe (La Liga, 22 Nentor)
Espanyol 1-1 Getafe (Copa del Rey, 11 Nentor)
Sporting Gijon 1-1 Espanyol (La Liga, 8 Nentor)