12 dhjetor 2009

City barazon në shtëpi të Boltonit

Manchester City ka nxjerrë vetëm një pikë si mysafir i Boltonit në ndeshjen e zhvilluar në Reebok Stadium, e cila përfundoi me rezultat 3-3.
Vendasit tri herë avancuan, ndërsa mysafirët tri herë ndoqën rezultatin dhe e barazuan atë.
Ivan Klasnic hapi serinë e golave (12’), ndërsa Carlos Tevez barazoi rezultatin (28’).
Gary Cahill kaloi sërish Boltonin në epërsi (44’), ndërsa mysafirët barazuan pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), me golin e Micah Richards.
Në pjesën e dytë, u përballën sërish protagonistët Ivan Klasnic (53’) dhe Carlos Tevez (77’), të cilët shënuan për skuadrat e tyre, që përfunduan ndeshjen me rezultat 3-3.