12 dhjetor 2009

Parashikim: Valencia – Real Madrid

Vendi: Mestalla,ValenciaKoha: E shtunë, 22:00
Të shtunën me fillim nga ora 22:00 në stadiumin Mestalla do të zhvillohet derbi i kësaj jave midis Valencias dhe Real Madridit.
Valencia
Valencia hyn në këtë takim me dëshirë të flaktë për fitore ngase nëse fitojnë tre pikë në Mestalla automatikisht do të kalonin në pozitën e dytë por do të kishte 31 pikë ashtu sikur Real Madridi.
Los Che javën e kaluar shënuan fitore me rezultat 2-1 në San Mames kundër Athletico Bilbao,me golat e shënuar nga David Villa dhe Jeremy Mathiu – gol i të cilit ishte i pari për klubin dhe këto dy gola ishin të mjaftueshme për të regjistruar tri pikë në tabelën e La Ligës.
Valencia përballet me Real Madridin pa David Silvan por për të mbuluar atë do të luajë David Navarro edhe pse e ka dorën e thyer.
Një fitore kundër ekipit të Valencias do të ishte mjaft e vlefshme dhe po ashtu një dhuratë e mirë për Festën e Vitit të Ri.
Forma e Valencias:
Athletic Bilbao 1- 2 Valencia (La Liga)Valencia 3-1 Lille( Europa League)Valencia 1-1 Mallorca (La Liga)Osasuna 1-3 Valencia (La Liga)Valencia 2-2 Alcoyano (Copa del Rey)
Formacioni i mundshëm i Valencias – : Cesar; Bruno, Navarro, Dealbert, Mathieu; Albelda, Marchena; Joaquin, Mata, Pablo; Villa.
Real Madrid
Pas kualifikimit në Champions League për Real Madridin po afrohet një sfidë mjaft e vështirë dhe ajo është ndeshje kundër Valencias.
Madrilenët në La Liga ndeshjen e fundit e fituan kundër Almerias me rezultat 4-2 mirëpo gjërat kundër Los Che do të ndryshojnë në tërësi e sidomos tani që ata po luajnë pa dy superyjet – Cristiano Ronaldo për shkak të kartonit të kuq dhe Kaka` i cili po vuan nga lëndimi.
Tani që nuk është Ronaldo i cili me depërtimet,asistimet e tij e bën lojën e Realit impresionuese pritet të shtohet presioni mbi shokët e tij. A do mundet Realit ti shmanget dukurisë “ Ronaldodependencia” që në shqip do të thotë “ varësia Ronaldo”.
Po ashtu mbetet të shihet se a do ti heshtin Los Merengues kritikë të shumtë të cilët thonë se Reali nuk mund të fitojë pa portugezin e mrekullueshëm dhe pa Kaka` i cili është jashtë nga lëndimi.
Forma e Real Madridit:
Marseille 1-3 Real Madrid (CL)Real Madrid 4-2 Almeria (La Liga)Barcelona 1-0 Real Madrid (La Liga)Real Madrid 1-0 Zurich ( CL)Real Madrid 1-0 Racing Santander (La Liga)
Formacioni i mundshëm i Real Madrid - : Casillas; Ramos, Pepe, Albiol, Arbeloa; Alonso, Lass, Marcelo; Van der Vaart; Higuain, Benzema.
Epilogu: Ndeshja do të jetë mjaft interesante sepse të dyja skuadrat në tabelë janë afër.Presion do të ketë në të dyja anët por edhe te Pellegrini sepse ai më mirë se çdo kush e din çfarë e pret në rast humbjeje dhe diferenca e madhe e pikëve ndaj Barcës.
Parashikimi i Mentor Vuçitërna: Valencia 1-2 Real Madrid