12 dhjetor 2009

Parashikim : Athletico Madrid – Villareal

Koha : E dielë, 13 Dhjetor, ora 19:00
Vendi : Vicente Calderon, Madrid
Të dielën me fillim nga ora 19:00 zhvillohet deri tjetër i javës së 14 në La Liga ndërmjet Athletico Madridit dhe Villarealit në Vicente Calderon.
Athletico Madrid nuk po mund të këndellet nga kriza që e ka kapluar. Në mesjavë u mposht turpërisht para tifozëve të vet nga portugezët e Portos të cilët i dhanë një mësim Athletico Madridit.
Në të kaluarën derbit mes këtyre dy skuadrave ishin drithëruese.
Kokëçarje Quique Sanchez Floresit do ti paraqes mungesa e mundshme e Sergio Aguers. Ai morri një lëndim në kofshë në mesjavë, por sipas burimeve tona nga Madridi Aguero do të luaj në këtë sfidë.
Raul Garcia, Roberto dhe Tomas Ujfalusi janë duke marrë trajtim special për tu rikthyer.
Alvaro Dominguez është i suspenduar.
Athletico Madrid i shpëtoi debaklit ndaj Portos vetëm falë portieri fantastic Sergio Asenjo i cili pritet të jetë krucial edhe në sfidën e së nesërmes.
Formacioni i mundshem: Sergio Asenjo; Valera, Juanito, Perea, Lopez; Reyes, Jurado, Assuncao, Simao; Aguero, Forlan
Forma e Atletico Madridit
Humbje 3-0 (vendas) Porto (Champions League, 8 Dhjetor)
Fitore 2-0 (mysafir) Xerez (La Liga, December 5 Dhjetor)
Fitore 4-0 (vendas) Espanyol (La Liga, 29 Nentor)
Barazim 1-1 (mysafir) APOEL (Champions League, 25 Nentor)
Humbje 2-1 (mysafir) Deportivo La Coruna (La Liga, 21 Nentor )
Villareal është në një moment pikant. Pas krizës në fillim të sezonit, nëndetësja e verdhë u kthjell dhe filloi të arrinte rezultate pozitive.
Santi Cazorla pasi ishte në stol ndaj Getafes, do të jetë gati për takimin e radhës. Joseba Llorente do të jetë i aftë gjithashtu pasi që shmangu lëndimin në gastroenteritis.
Edgar Cani, dhe Angel, do të kthehen nga suspendimi ashtu si Gonzalo.
Njeriu që pritet të jetë ylli i sfidës padyshim se është super-mesfushori Santi Cazorla që nuk pati një sezonë shumë të mirë për shkak të lëndimeve.
Formacioni i mundshëm: Diego Lopez; Javi Venta, Marcano, Godin, Capdevila; Cazorla, Senna, Eguren, Escudero; Nilmar, Rossi
Forma e Villarealit
Fitore 3-2 (vendas) Getafe (La Liga, 6 Dhjetor)
Fitore 2-0 (mysafir) Levski Sofia (Europa League, 2 Dhjetor)
Humbje 1-0 (mysafir) Sporting Gijon (La Liga, 28 Nentor)
Fitore 3-1 (vendas) Valladolid (La Liga, 22 Nentor)
Fitore 1-0 (vendas) U.D. Puertollano (Copa del Rey, 10 Nentor)
Parashikimi im : Athletico Madrid 2-2 Villareal