Patroni i Lazios Claudio Lotito duket se nuk është i kënaqur me Igli Taren për performancën në tregun e transferimeve.
Më parë i njohur si dora e djathtë e presidentit të Lazios Claudio Lotito, tani duket se drejtori i Lazios, shqiptari Igli Tare është gati që ti tregohet dera sipas Lazialita.it.
Kur gjashtë muaj më parë ishte menduar se ky divorc do të ishte i pamundur, duket se pronari i Lazios është në kërkim të shkakut të dështimit në tregun e transferimeve. Duke parë plogështinë e treguar në merkato, ish sulmuesi shqiptar do të jetë i pari që do ti shkurtohet koka, në muajin i cili do të ketë shumë të tillë në stafin Biancocelest.