12 dhjetor 2009

Schalke fiton derbin gjerman

Schalke ka mposhtur Werder Bremenin në Wesser Stadion me rezultat 2-0 në derbin e Westfalisë veriore.
Në pjesën e parë nuk pati gola.
Në pjesën e dytë, të kaltrit nga Gelsenkirchen ndezën turbinate dhe me të filluar pjesa e dytë dhanë shenja të triumfit.
Kevin Kuranyi dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë shënoi për 1-0 për mysafirët.
Vendasit i trondit Moravek në minutën e 72 kur shënon për 2-0 për Schalken.
Schalke kështu është në pozitën e dytë me 31 pikë një pikë më pak se Bayer Leverkusen në pozitën e parë dhe një pikë më shumë se Bayern Munchen në pozitën e tretë.