19 dhjetor 2009

Nxehtësi speciale për lojtarët e Real Madridit

Me motin e ftohtë që ka kapluar Europën, Real Madridi ka marrur disa masa preventive në mënyrë që lojtarët merengez të mos preken nga i ftohti.
Sipas Marca, lojtarët do të hyjnë në ndeshjen e sotme me Zaragozën të lyer me një miks kremësh nga Vazelina dhe Radio Salil të cilat janë speciale për të rritur nxehtësinë dhe për të mbajtur muskujt të nxehtë. Kjo metodë është përdorur shpesh në udhëtimet e skuadrave europiane në Rusi ose Ukrainë.
Kjo nuk është e tëra. Merengezët do të mbajnë një plan të posaçëm të nxehjes para ndeshjes, përderisa nxehës, dhe pajisje tjera do të përdoren për ti mbajtur lojtarët të nxehtë në stol gjatë ndeshjes.
Moti ka bërë që shumë ndeshje rreth e përqark europës të shtyhen, dhe ky vendim pritet të mirret për shumë të tjera.Temperatura pritet të jenë nën zero shkallë celzius në Madrid, dhe nxehtësia nëntokësore e Bernabeos do të siguroj që ndeshja të zhvillohet në kohë të duhur.