19 dhjetor 2009

Liverpool mposhtet edhe nga Portsmouth!

Liverpool ka vazhduar me seri të zeza të rezultateve, kësaj radhe Liverpool ishte viktimë e Portsmouth.
Portsmouth ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Liverpool me rezultat 2-0
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Belhadj në minutën e 33.
Për Liverpool gjërat shkuan edhe më keq kur Javier Mascherano ndëshkohet me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.
Dilemën e fituesit të kësaj ndeshje e përfundoi Piquionne në minutën e 82 duke shënuar golin e dytë për Portsmouth.
Me këtë fitore Portsmouth mbetet në vendin e fundit me 14 pikë aq sa ka dhe West Ham United që nesër e zhvillon ndeshjen kundër Chelsea, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e 6 me 27 pikë së paku për disa orë pasi që rrezikohet nga disa ekipe.