19 dhjetor 2009

United turpërohet nga Fulham

Fulham i ka dhënë një leksion Manchester Unitedit pas fitores ndaj djajve të kuq me rezultat 3-0.
Paraqitja e Fulhamit sot ishte fantastike. Manchester United flejti gjatë gjithë takimit duke aluduar kështu në një ndeshje tejet të vështirë.
Danny Murphy në minutën e 22 shënon për epërsinë e parë të vendasve.
Me të filluar pjesa e dytë, passon turpërimi i United. Bobby Zamora shënon në minutën e 46 për 2-0 dhe gëzimin e vendasve në stadium. Ferguson, përtypte i nervozuar përtypësen e tij.
Goditja përfundimtare mysafirëve nga Manchesteri u jipet në minutën e 75 pas një goli të bukur të Damian Duff.
Manchester United duhet të jetë shumë i lumtur me këtë rezultat pasi që ka mundur të pësoj ndonjë demolim.
Manchester United pas kësaj humbjeje (e pesta këtë sezonë) i jep hapësirë Arsenalit që të afrohet më shumë dhe Chelseat që të krijojë epërsi më të madhe në pikë.