16 dhjetor 2009

Nuremberg, drejtuesi kërcënohet me vdekje

Drejtori i përgjithshëm i skuadrës gjermane të Nurenbergut është kërcënuar me vdekje pasi skuadra e tyre, në fundjavë, u mund në ndeshjen e tretë radhazi. Nurenbergu u mund 4-0 të dielën nga Hamburgu duke rënë në vendin e parafundit. Bader ka thënë se ai ka marrë disa mesazhe kërcënuese që atëherë. “Policia më ka thërritur dhe më ka thënë se do të ishte më mirë nëse nuk do të dilja nga shtëpia”, ka thënë ai për “Nurnberger Zeitung”.
Tifozët i kanë bërë thirrje Baderit të japë dorëheqje pas humbjes së rëndë të së shtunës, por Bader ka thënë se nuk ia merrte mendja që situata të merrte për keq kaq shumë. “Unë kam kaluar shumë eksperienca në jetën time, por nuk kam marrë kur letra kërcënuese pas dy humbjesh dhe është krejtësisht e re për mua”, ka shtuar drejtuesi 41-vjeçar. Pjesa më e madhe e zemërimit të tifozëve vjen sepse Bader flitet se mund të kalojë te Hamburgu si drejtor i përgjithshëm.