16 dhjetor 2009

Uli Hënes dëshiron që But të qëndrojë

Hans‑Jorg But duhet të mbetet portieri numër një i Bajernit të Mynihut sipas mendimit të presidentit Uli Hënes. But mesa duket ka fituar zemrat e drejtuesve dhe ka dalë fitimtar në duelin me Mikael Rensingun për fanellën numër një në periudhën e drejtimit të Luis van Galit. Ai ia doli të bindte edhe Klinsmanin sezonin që shkoi dhe luajti në pjesën më të madhe të ndeshjeve.
Kontrata aktuale e portierit 35-vjeçar skadon në qershor, por Hënes është i mendimit se ai duhet të nënshkruajë kontratën e re. “E kemi thënë përherë që do ta zgjasim kontratën e Butit. I jemi borxhli atij për lojën e bërë. Eshtë me të vërtet një portier i mirë dhe me të nuk kemi probleme në portë, pasi është fantastik.” But madje shënoi gol me penallti kundër Juventusit, javën që shkoi, në fitoren 4-1 në Champions. Ai ishte goli i tij i tretë kundër Juventusit dhe një përsëritje e zakonit të tij për të gjuajtur penallti që kur ishte te Bajer Leverkuseni.