16 dhjetor 2009

Alen Perrin shkarkohet nga Sant Etieni

Trajneri i Sënt Etienit, Alen Perrin, është shkarkuar dhe vetë klubi e ka konfirmuar këtë lajm. Perrin ka qenë nën presion të madh për të marrë rezultate pozitive pas disa rezultatesh negative që e kanë fundosur këtë skuadër në vewndin e 17-të në ligë. Humbja 3‑0 kundër PSG-së javën që shkoi tregoi se kishte ardhur fundi për trajnerin 53-vjeçar, që largohet pas 13 muajsh punë.
Një deklaratë në faqen web thoshte: “Trajeri i Sënt Etienit, Alen Perrin, dhe trajneri i fitnesit Kristian Jahan, janë shkarkuar nga detyrat e tyre sot.” Ndihmëstrajneri Kristof Galtier do ta marrë përsipër skuadrën për momentin”, ka shtuar ai. Perrin më parë ka drejtuar skuadra si Marsejë, Portsmuth, Sosho dhe Lion, duke marrë titullin kampion në vitin 2007/2008.