01 dhjetor 2009

Nenè, braziliani që shënon më shumë se Amauri

I ardhur te Kaljari si një “i panjohur i përsosur”, pas një fillimi të kampionatit të kaluar më shumë në stol sesa në fushë, Nenè, me golat e tij (deri tani 6, një në çdo 74 minuta lojë), po ndihmon në ecurinë e Kaljarit. “Perlën” e fundit e shënoi të dielën, ishte një supergol nga distanca, që gjunjëzoi Bufonin. “Një “golaz” siç e thonë portugalisht”. Ai shënon më shumë se Amauri dhe ndryshe nga juventini ka një ëndërr: “Unë dua të luaj me fanellën e Brazilit, vendit tim, - thotë sulmuesi i Kaljarit, Nenè. - Por tshmë jam 26 vjeç dhe përpara kam një radhë të tërë kampionësh që nuk mbaron asnjëherë. Megjithatë do të bëj tifo nga televizori gjatë Botërorit”. Nenè është rritur te Santosi, “me Diegon, vetëm se ai luajti shpejt me skuadrën e parë, ndërsa unë luaja akoma me të rinjtë”. Vitin e shkuar luante në Portugali, te Nacional Madeiras, skuadra e Madeirasit, “që është ishulli portugez ku ka lindur Kristiano Ronaldo”. Presidenti Çelino për kartonin e tij pagoi 4.5 milionë euro, me një kontratë 4-vjeçare, shenjë që besimi ndaj tij është vërtet i madh.