01 dhjetor 2009

Huntelaar : Nuk jam Van Basten

Sulmuesi i AC Milan Klaas Jan Huntelaar është shprehur duke thënë se ai nuk mund të krahasohet me legjendën e Milan Marco Van Basten.
Sulmuesi i AC Milan holandezi Klaas Jan Huntelaar shënoi dy gola për klubin kundër Catania, gjatë fundjavës së kaluar, dhe kjo ka ngjashmëri me legjendën e klubit Marco Van Basten.
“Mos më krahasoni me Van Basten, “ Huntelaar i sugjeroi MilanNews.
“Ai është pjesë e historisë së Milanos, unë vetëm shënova dy gola të rëndësishme. “
Lojtari ishte kritikuar shumë për shfaqjet e tij të dobëta në San Siro, por ai i shokoi gjitha kritikat duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit që kishin shijen e tre pikëve.