02 dhjetor 2009

Moggi: Calciopoli është konspiracion dhe shpikje, kam prova !

Ish drejtori i Juventusit Luciano Moggi ka lëshuar një deklaratë bombastike, duke pohuar se Calciopoli kurrë nuk kishte ekzistuar, dhe se ai ishte shpikur për ta ndryshkur suksesin e Juventusit atëkohë.
Skandali i 2006 goditi rëndë futbollin Italian. Juventusit ju morrën dy tituj dhe u dërgua në Serie B. Moggi morri një dënim me moslejim aktiviteti në futbol.
Por, pas plot tri vitesh, Moggi ka folur publikisht për skandalin, duke pohuar se Calciopoli ishte shpikje megalomane.
“ Çfarë është Calciopoli? Calciopoli janë gabimet e arbitrave. Gabime që gjithmonë kishin ekzistuar.”
“ E vërteta është që Calciopoli nuk kishte ekzistuar kurrë. Ekzistoi në mendjet ne njërzve që dëshironin ti shtynin gjërat para.”
“ Dëshmitë janë në gjykimin që është zhvilluar në Torino. Kështu, Juventus u lirua nga gabimet, kjo thotë gjithçka. Faktet nuk ekzistojnë.”
“ Calciopoli kishte lindur sepse klubi nuk na mbështeti. Arbitrat bëjnë gabime.”
“ Deri tani të gjithë presidentët e klubeve thonin se kishin besim në arbitra, por më pas, De Laurentis, Zamparini, Menarini dhe Mourinho kanë folur përeth Calciopolit.”
“ Tani, kur aq shumë arbitra janë duke gabuar, të gjithë kanë filluar të dyshojnë.” Deklaroi Luciano Moggi për Radio Kiss Kiss.