02 dhjetor 2009

Klinsmann hesht në lidhje me Liverpoolin

Jurgen Klinsmann thotë se spekulimet të cilat e lidhin atë me postin e trajnerit të Liverpoolit, janë thjeshtë thashetheme, megjithatë ai thotë se pas Kampionatit Botëror do ta ushtrojë profesionin e tij në një skuadër e cila nuk do të jetë nga Bundesliga.
Redsat po kalojnë një formë të dobët në Ligën Premier, ndërsa tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Për këtë arsye ka filluar të luhatet stoli i trajnerit Rafael Benitez. Njëri nga pronarët e klubit, Tom Hicks ka pranuar se ka biseduar me ish-trajnerin e Bayern Munichut, mirëpo vetë Klinnsman nuk pohon asgjë. “Gjithmonë ka thashetheme... Pas Kampionatit Botëror, besoj se do të jem diku tjetër (jo në Bundesliga)”, ka thënë Klinnsman për Bild