02 dhjetor 2009

KB 2010 – Publikohen vazot

Komiteti organizativ i FIFA-s ka publikuar sot top katër vazot për shortin e kampionatit botëror 2010.Befasi e madhe ishte lënia e Francës në vazon e dytë ku gjinden vendet që i përkasin zonës Europiane të UEFA-s, vendin e së cilës e ka nxënë Holanda.
Rregullat e shortit janë si vijojnë :
Janë katër vazo, ku në vazon e parë janë kombëtaret më të forta dhe nikoqiri Afrika Jugore.
Vazoja e dytë përbëhet nga ekipet e zonës Europiane.
Vazoja e tretë përbën ekipet e zonës së amerikës veriore CONCACAF dhe të azisë AFC.
Në vazon e katërt janë ekipet e zonës së amerikës jugore CONMEBOL dhe të Afrikës CAF.
Gjatë shortit do të respektohet kriteri gjeografik. Asnjëra prej kombëtareve nuk duhet ta kenë në grup një ekip nga kontinenti i njëjtë ( me përjashtim të Europës që janë më shumë e ekipe dhe ku lejohet maksimum dy skuadra të Europës në grup.)
Shorti do të tërhiqet të premten më 4 Dhjetor në International Cape Toën Convention Centre.
Tërheqjen e shortit do të keni mundësi ta shikoni Live dhe ekskluzivisht me video dhe komentim me shkrim