03 dhjetor 2009

Fergusoni fikson çmimin për Nanin, 12 milion euro

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, mosmarrëveshja midis portugezit dhe trajnerit ka arritur deri aty, sa ky i fundit ka përcaktuar edhe çmimin e shitjes së tij.Nani nuk u aktivizua asnjë minutë në ndeshjen e Carling Cup, të cilën “Djajtë e kuq” e fituan 2-0 ndaj Totenhemit. 23-vjeçari, i blerë në vitin 2007 nga Sportingu i Lisbonës për 17 milion stërlina, pas një fillimi të mirë me fanellën e kuqe, ka pasur një periudhë zhgënjyese, me paraqitje të dobëta.
Por ajo që e rëndon akoma më tepër situatën e mesfushorit, është marrëdhënia jo e mirë me Sër Aleks Ferguson. Numri një i pankinës së Mançesterit nuk e ka aktivizuar lojtarin prej një muaji (që prej 3 nëntorit në barazimin 3-3 ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve).
Nga kjo situatë mund të përfitojnë skuadrat italiane. Fiorentina dhe Juvetusi duket se janë të gatshme të përfitojnë nga ky rast. Të dy ekipeve mund t’u shërbejë një futbollist me karakteristikat e Nanit. Ndoshta mund të ketë ndonjë lëvizje që në merkaton e janarit. Pritet për t’u parë.