06 dhjetor 2009

Metaj 76 minuta përballë PSV-së

Shkodran Metaj, futbollist shqiptar plotë 76 minuta ishte përballë skuadrës së njohur, PSV-së. Skuadra e Waalwijkut në të cilën luan Metaj pësoi humbje para shikuesve të vet me rezultat 0:2 nga PSV-ja, në javën e 16-të të Kampionatit të Holandës në futboll. Metaj është ndërruar në minutën e 76-të nga futbollisti Berger. Waalwijku radhitet në vendin e fundit përkatësisht të 18-tin me vetëm katër pikë dhe kjo skuadër shumë vështirë do të ketë në edicionin pranveror të siguroi mbetjen në ligë.