06 dhjetor 2009

Dramatizohet lufta për titull në Serie A

Juventus-Inter ka qenë ndeshja kryesore e javës së 15-të të Serie A të Italisë në futboll, të cilën e fitoi Juventus me rezultat 2:1. Ballafaqimi mes këtyre rivalëve është shikuar nga 25 mijë shikues dhe ka qenë tejet interesant, por përqendrimi ishte në anën e “Zonjës së Vjetër”. Golat e fitores për Juventusin i shënuan: Del Piero (19’). Marchisio (58’), ndërsa për Interin realizoi Eto'o (26’). Skuadra e Milanit në “Giuseppe Meazza” ka shkatërruar me rezultat 3:0 Sampodorinë. Vetëm 25 minutat e parë iu deshën Milanit që ta kryejë punën. Borriello (2’), Seedorf (21’) e Pato (23’) shënuan për fitoren e lartë të Milanit. Interi kryeson tabelën me 35 pikë, ndërsa i dyti renditet Milani me 31 pikë, kurse Juventus zë vendin e tretë me 30 pikë. Fiorentina mposhti me rezultat 2:0 Atalantën. Skuadra e Fiorentinës dëshmoi lojë shumë më të mirë dhe shënoi fitore me golat e shënuar nga futbollistët Vargas (26’) e Gilardino (88’). Edhe Napoli mezi ka shënuar fitore 3:2 kundër Barit, që kjo e fundit ka pasur edhe dy futbollistët e skuqur: Parisin në minutën e 65-të dhe Ranocchia pikërisht në minutën e 90-të. Chievo mori tri pikë domethënëse, duke fituar si udhëtues 2:0 ndaj Livornos. Bologna ka fituar tri pikë të mëdha me fitoren e arritur 2:1 ndaj Udineses, ndërsa Siena mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 Cataninë.

Rezultatet

Palermo - Cagliari 2:1 (0:1)
Fiorentina – Atalanta 2:0 (1:0)
Genoa - Parma 2:2 (1:1)
Siena - Catania 3:2 (0:1)
Napoli - Bari 3:2 (0:0)
Bologna - Udinese 2:1 (1:1)
Livorno - Chievo 0:2 (0:1)
Juventus - Inter 2:1 (1:1)
Milan - Sampdoria 3:0 (3:0)

Tabela

1. Inter 15 11 2 2 34:13 35
2. Milan 15 9 4 2 23:15 31
3. Juventus 15 9 3 3 28:16 30
4. Parma 15 7 4 4 20:19 25
5. Fiorentina 15 7 3 5 17:13 24
6. Genoa 15 7 3 5 28:26 24
7. Sampdoria 15 7 3 5 20:22 24
8. Napoli 15 6 5 4 21:21 23
9. Cagliari 15 7 1 7 22:18 22
10. Roma 14 6 3 5 24:22 21
11. Chievo 15 6 3 6 18:16 21
12. Bari 15 5 6 4 16:14 21
13. Palermo 15 5 5 5 19:20 20
14. Udinese 15 5 3 7 18:19 18
15. Bologna 15 4 4 7 16:22 16
16. Lazio 14 2 7 5 9:14 13
17. Atalanta 15 3 3 9 14:24 12
18. Livorno 15 3 3 9 6:18 12
19. Catania 15 1 6 8 14:24 9
20. Siena 15 2 3 10 15:26 9