06 dhjetor 2009

Alushi zverdhet

Futbollisti Enis Alushit me skuadrën e Paderbornit, megjithëse të parët udhëhoqën, nuk ia dolën të qëndrojnë deri në fund në takim me Duisburgun. Paderborni e humbi ndeshjen me rezultat 1:3, e cila ishte zhvilluar në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll. Alushi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 62-të, ndërsa është zëvendësuar në minutën 81-të nga futbollisti Krause. Paderborn aktualisht zë vendin e 9-të me 20 pikë, ndërkaq Duisburgu radhitet i gjashti me vetëm 25 pikë të tubuara.