06 dhjetor 2009

Messi dhe Alves të kënaqur me fitoren

Barcelona vazhdoi me dominimin në La Liga me një fitore 3-1 në Riazor ndaj Deportivo La Corunas, dhe dy prej yjeve të saj u shprehën.
Duke folur për Sport pas ndeshjes, Messi tha,” Të gjitha ekipet na njohin, dhe tani është më vështirë të fitojmë.”
“ Ne kemi pak kohë për të pushuar, por objektivi ynë është gjithmonë që të fitojmë, duke filluar nga Dinamo Kievi.”
Në ndërkohë, Dani Alves lavdëroi Messin duke thënë, “ Kjo është arsyeja pse ai e fitoi topin e artë, për të na dhënë gola dhe fitore.”
“ Ne luajtëm me shumë forcë dhe durim.”
“ Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë.”