06 dhjetor 2009

Abramovich bllokon Guus Hiddinkun

Chelsea do të bllokoj Guus Hiddinkun për të pranuar ndonjë ofertë për të drejtuar Manchester cityn, raporton News of the World.
Tabloidi pohon se Roman Abramovich do të intervenoj me kohë nëse Guus Hiddink do ta konsideroj një kalim të mundshëm te City.
Bilioneri Abramovich ka lidhje të ngushta me Hiddinkun pasi që ishte Abramovich ai që e solli Hiddinkun në postin e trajnerit të Rusisë.
Me dështimin që ta kualifikoj Russinë në kampionat botëror, Hiddink po përballet me një numër ofertash për të drejtuar skuadra nga Anglia dhe Holanda, poashtu dhe me një ofertë për të qenë drejtor i Chelseat.
Spekulimet nga ishulli thonë se kandidat kryesor për postin e Cityt është Mourinho me Hiddinkun por nuk dihet asgjë.
Një burim i NOTW tha : “ Manchester City mund ta dëshiroj Guus Hiddinkun nëse e shkarkon Hughes, por Abramovich nuk do ta lë në asnjë mënyrë.”
“ Kur Peter Kanyon u largua nga Chelsea, City ja bëri ofertë, por Abramovich nuk e la.”
“ Puna e vetme që do të ketë Guus do të jetë, prapa skenës në Angli ose Holandë.”