06 dhjetor 2009

Ibra më i miri në planet – agjenti

Agjenti i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar sot se Samuel Eto’o nuk mund të krahasohet me Ibrahimovicin, pasi që është sulmuesi më i mirë në botë.
“ Krahasuar me Eto’on, Ibrahimovic është mrekulli. Nuk mund ti krahasoj dot. Eto’o mund të ëndërroj, apo të bëj çfarëdo që do, por nuk është Ibrahimovic.”
“ Sot Ibra është sulmuesi më i fortë dhe më i kompletuar në planet.”
“ Ai është fizikisht i fortë, ka teknikën e Messit, Maradonës, dhe Ronaldinhos së bashku, një lojtar i papërshkrueshëm. Ai është shumë i lumtur në Barcelonë.” Deklaroi Mino Raiola.