12 dhjetor 2009

Maxarri kërkon fitoren edhe ndaj Kaljarit

Napoli ka shpirt gare dhe personalitet, tani duam të kemi vazhdimësi”. Valter Maxarri është gjithnjë e më i kënaqur nga skuadra e tij, por e di që duhet të përmirësohet gjithnjë: “E dimë që ndaj Kaljarit do të hasim vështirësi, - tha trajneri napoletan. - Kaljari është një skuadër e fortë, agresive, e shpejtë, por para së gjithash është një ekip modern. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nëse do të jemi në formë si ndaj Parmës, atëherë mund të synojmë edhe fitoren. Mësova se 8 rezultate pozitive radhazi s’i arrinim prej 15 vjetësh”