12 dhjetor 2009

Mançini kandidon: Juve, unë jam gati

Bari e Katania do të jenë ndeshje vendimtare për Juven, por para së gjithash për Ferrarën. Presidenti Blank i ka dhënë besim, por një dështim i mundshëm mund t’i kushtojë stolin Çiros. Dhe në skenë vetëafrohet një kandidat, Roberto Mançini: “Juvja më kërkon? Unë jam gati, - pranon ish-trajneri i Interit. - Tifozët të sillen si tifozë, klubi si klub. Pastaj, edhe kur kam qenë në stolin zikaltër, s’e kam fshehur asnjëherë që bëja tifo për Juven kur isha fëmijë. Isha i sigurt që do ta ndiqte Interin në luftën për titull dhe që do të kalonte lehtë në Champions. Por më vjen keq për Ferrarën”.