07 dhjetor 2009

Louis Van Gaal : Fitorja ndaj Juves do të ishte kënaqësi

Para ndeshjes kruciale në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit të martën, tekniku i Bayernit Louis Van Gaal është i bindur në fitore. Bayernit i duhet vetëm fitorja.

“ Natyrisht, fitorja ndaj Interit i ka ndihmuar Juventusit që të rikuperoj pikë dhe të përmirësoj diferencën.”

“ Është një rezultat dyfish më i rëndësishëm për ata.”

“ Për ne, presioni është i lartë, por ne jemi kthyer në garë për titullin e Bundesligës.”

“ Është e vërtetë se nuk jam i kënaqur me atë çfarë kam bërë, por nëse kalojmë këtë fazë, dhe fitojmë disa ndeshje në ligë, atëherë ne do të jemi të kënaqur.

I pyetur për 11-shen më të mirë para takimit me Bianconerët nesër, Van Gaal nuk dha aludime.

“ Si zakonisht, do të lëshoj në fushë lojtarët e mi më të mirë.” Deklaroi Van Gaal gjatë një konference për shtyp.