07 dhjetor 2009

Raiola mbron Ibran

Menaxheri i Zlatan Ibrahimoviçit ka reaguar ndaj sugjerimeve se ylli suedez ka dështuar të zëvendësojë Samuel Eto’on në Barcelonë.
Ish bashkëlojtarët e Ibrahimovicit nga Inter kanë dyshuar nëse ai është duke u kënaqur me statusin e tij në Barcelonë ashtu siç ishte në Itali.
Por, Mino Raiola tha: “Ju nuk mund ta krahasoni me kamerunasin. Ta krahasoni me Eto’on është një turp. Është sikur ta krahasoni me Messin. Eto’o mund të ëndërrojë, të bëjë çka do që dëshiron, por ai nuk është Ibrahimoviç. Për mua, Zlatan është futbollisti më i kompletuar në botë”.