07 dhjetor 2009

Bajern, në Torino pa Frenk Riberi

Të enjten, Luis van Gal kishte thënë: "Sfida me Juventusin ka ardhur pak shpejt për Riberinë". Në fakt, ylli francez i Bajernit të Mynihut nuk do të luajë të martën në Torino: një avantazh më shumë për bardhezinjtë e Çiro Ferrarës, që në ndeshjen e parë në "Alianz Arena" vuajtën shumë prej shkëputjeve të mesfushorit. Riberi është lënë jashtë listës me lojtarët e grumbulluar për sfidën vendimtare në Champions, ku Bajerni ose Juve do t‘i thotë lamtumirë aktivitetit prestigjioz. Lajmi i mirë në kampin bavarez është rikuperimi në kohë i Arjen Roben, ndërsa Van Gal pritet të paraqesë një skuadër mjaft ofensive për këtë "finale", me treshen e sulmit Gomez-Klose-Oliç.