02 dhjetor 2009

Lippi : Nuk kemi nevoj për Meesin ose CR9

Trajneri i Italisë Marcello Lippi beson se të kesh super lojtarë në ekip si Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo nuk garanton sukses, duke pohuar se futbolli luhet kolektivisht dhe jo individualisht.
Ai thotë se do të kishte dëshirë të ketë një grup koheziv dhe jo super lojtarë të cilët e bëjnë klubin të mos funksionoj.
“ Të krijosh një ekip fitues është e nevojshme të formosh një grup të lojtarëve që mund ti vënë në pah cilësitë e tyre në shërbim të të tjerëve dhe jo fenomene ose prima donat.”
“ Ekipe që bazohen vetëm në një numër të vogël lojtarësh, dhe të cilët janë lindur talentë dhe ndjejnë që do të ndihmohen nga pjesa tjetër, mund të luajnë mirë për periudha të caktuara, por nuk kanë qëndrueshmëri.”
“ Shikoni në Suedinë e Zlatan Ibrahimovicit të cilët nuk janë kualifikuar për Kupën e Botës. Më pas shikoni Argjentinën e Lionel Messit dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos të cilët janë kualifikuar me vështirësi.”
“ Po flasim për tre prej më të mirëve në botë. Të kesh grupin kolektiv është më mirë.”
“ Une duhet të zgjedh grupin tim ende, por nuk do jetë e vështirë. Jam optimist.”
“ Gjë e rëndësishme është që të arrijmë në Afrikën Jugore në kushte të mira fizike, në mënyrë që ti mos frikësohemi askujt.”
“ Duhet ti kemi frikë ekipeve si Brazili, Argjentina, Gjermania dhe Franca. Këto ekipe shkojnë gjithmonë në këtë garë për të triumfuar.”përfundoi Lippi.