02 dhjetor 2009

Messi : Gara ishte e hapur

Sulmuesi i Barcelonës i cili ditë më parë është nderuar me çmimin Topi i Artë për vitin 2009, ka deklaruar se secili prej bashkëlojtarëve të tij do të kishte mundur ta fitoj këtë çmim.
“ Secili prej bashkëlojtarëve të mi do të kishte mundur ta fitoj atë, pasi që të gjithë e meritonin.”
Messi tha se ishte krenar që e fitoi atë çmim por më shumë ka dëshirë që të mbledh tituj me skuadrën se tituj individual. Ai është i lumtur që është argjentinasi i parë që e merr këtë çmim.
“ Unë gjithnjë kam thënë se Guardiola është person shumë i rëndësishëm, jo vetëm për mua por për tërë skuadrën, ekziston një lidhje më shumë se lojtar-trajner.” Përfundoi Messi.