02 dhjetor 2009

Federico Macheda rinovon kontratën

Sot Federico Macheda ka rinovuar kontratën duke vazhduar qëndrimin në Old Trafford edhe për katër vite të tjera.
18 vjeçari debutoi për Manchesterin në sezonin e kaluar,ku krijoi impakt duke shënuar kundër Aston Villës.
Trajneri i Djajve të Kuq,Sir Alex Ferguson ishte i lumtur që italiani vazhdoi kontratën.
“Jemi të lumtur për kontratën e re katër vjeçare,”deklaroi skocezi për webin zyrtar të klubit.
“Të gjithë në klub e njohin si talent fantastic dhe shpesojmë që në vitet e ardhshme të zhvillohet më shumë në mënyrë që të bëhet lojtar i kompletuar”.
Lojtari ishte i kënaqur nga deklarata e trajnerit të tij dhe shpreson se në të ardhmen të lërë përshtypje të mirë.
“Jam shumë i lumtur që do ti përkushtohem Manchester United”,tha Macheda.
“Me të vërtetë u kënaqa sezonin e kaluar kur erdha këtu dhe shpresoj të kem më shumë raste e të kontriboj në sukseset e klubit”.