27 dhjetor 2009

Lippi i lumtur që Gattuso qëndroi te Milan

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka përshëndetur vazhdimin e kontratës së Gennaro Gattusos me Milanin.
Rino u dha fund spekulimeve për largimin e tij nga klubi kuqezi duke nënshkruar një kontratë të re, e cila e lidh për San Siro deri në vitin 2012.
“Është e vërtetë se kam folur me Rinon në telefon. I thash se ai duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij”.
“Por e sigurova se edhe nëse nuk luan në të gjitha ndeshjet, ky faktor nuk do të ndikojë në pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror”, është shprehur Lippi për Il Giornale.