27 dhjetor 2009

Arsenali katër pikë larg kreut

Topçinjtë kanë shënuar fitore përballë skuadrës që konkurron për top-katërshin, Aston Villas, dhe tashmë gjendet edhe para Manchester Unitedit në tabelë, së paku deri sa kampioni të zhvillojë ndeshjen e javës së 19-të.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në Emirates përfundoi me fitoren e Arsenalit me rezultat prej 3-0.
Heroi i vendasve në këtë takim ishte kapiteni Cesc Fabregas, i cili shënoi të dy golat e Topçinjve (65’ dhe 81’), ndërsa goli i tretë u shënua nga Vassiriki Diaby në minutat shtesë të ndeshjes (90’+1).
Me këtë fitore, Arsenali i afrohet liderit Chelsea në katër pikë, ndërsa Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Aston Villa do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur që gjendet në pozitën e pestë